Kalın takohet në Ankara me zyrtarët amerikanë

Më datë:

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, zhvilloi një takim në Ankara me përfaqësuesen e Përhershëm të SHBA-së në OKB, Kelly Craft dhe përfaqësuesin special të SHBA-së për Sirinë, James Jeffrey (AA).

Sipas një deklarate nga zyra e zëdhënësit të Presidencës së Turqisë, takimi u mbajt për rreth 1.5 orë në rezidencën presidenciale në Ankara me dyer të mbyllura për median.

Në takim u diskutua kriza siriane, kryesisht çështja për Idlibin si dhe problemi i refugjatëve, çështjet rajonale dhe alternativat për bashkëpunimin lidhur me zgjidhjen e krizës së intensifikuar në Idlib.

Ndër të tjera njoftohet se në takim është vënë theksi mbi rëndësinë e solidarizimit brenda aleancës së NATO-s si dhe vendosjen në zbatim të mbështetjeve konkrete nga vendet anëtare kryesisht SHBA-ja.

Ndërkohë zyrtarët amerikanë janë informuar edhe rreth operacionit “Mburoja e Pranverës” i cili zhvillohet nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në kuadrin e vetëmbrojtjes legjitime pas sulmit ndaj ushtarëve turq dhe vendosjes në objektiv të civilëve nga regjimi i Asadit.

– “Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë më shumë përgjegjësi”

Me operacionin e ndërmarrë synohet një zgjidhje paqësore dhe politike në Siri thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se vendosmëria e Turqisë do të vazhdojë në kuadrin e marrëveshjeve për Idlibin dhe mbrojtjen e civilëve.

Gjithashtu në takim është vënë në dukje përshpejtimi i punimeve të Komitetit Kushtetues për sigurimin e një zgjidhjeje politike dhe arritjes së një armëpushimi të vazhdueshëm në kuadrin e rezolutës 2254 në ombrellën e OKB-së si dhe rritjen e mbështetjes ndërkombëtare për formimin e situatës së zgjedhjeve të lira dhe të drejta.

Ndër të tjera është nënvizuar nevoja e ndalimit të menjëhershëm të sulmeve dhe shpalljen e armëpushimit për të parandaluar krizën humanitare që kanë shkaktuar sulmet e regjimit në Idlib si dhe është kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të mbrojë dakordimin e arritur për Idlibin dhe që të marrë më shumë përgjegjësi për parandalimin e tragjedisë së përjetuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...