Kajmaku në arrati, e shoqja fitoi tenderin, reagon PD: Rasti më flagrant i plaçkitjes së buxhetit nën mbrojtjen e Edi Ramës

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar për tenderin që Ministria e Brendshme i ka dhënë gruas së Agim Kajmakut, në një kohë kur ish- kryebashkiaku i Vorës është në arrati dhe ka ‘arrest shtëpie’ për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Bardhi bën thirrje që tenderi kriminal të anulohet dhe akuzon Ramën që e mbron Kajmakun për të plaçkitur buxhetin e shtetit.

BalkanWeb sot publikoi lajmin se Ministria e Brendshme më 30 dhjetor 2019 i dha tenderin me vlerë 50 milion lekësh kompanisë ‘Kajmaku SH.P.K.’, që administrohet nga gruaja e Agim Kajmakut, Merita Kajmaku për mirëmbajtjen e lulishteve në QSUT.

STATUSI I GAZMENT BARDHIT

Agim Kajmaku është rasti më flagrant i plaçkitjes së buxhetit nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Faktet janë të pakundërshtueshme:

1. PD publikoi në Gusht 2019 dokumenta se Agim Kajmaku i Vorës rezulton i dënuar në Greqi, por Edi Rama e mbrojti.
2. Denoncimi i Partisë Demokratike u faktua i vërtetë, por Edi Rama nuk e shkarkoi.
3. Drejtësia kërkoi arrestimin, por Agim Kajmaku u lajmërua më parë dhe u lejua të arratiset.
4. Agim Kajmaku u arratis në nëntor2019, por Edi Rama i dha në janar 2020 tender 57 milionë lekë.

Duke i dhënë miliona lekë një personi në arrati, që ai e emëroi kryebashkiak të Vorës dhe nuk guxoi ta shkarkonte, Edi Rama dëshmon, në mënyrë të përsëritur, se e vetmja gjë që di të bëjë është të palçkisë paratë e shqiptarëve me ca kriminelë, oligarkë dhe të korruptuar.

Ky tender kriminal duhet anulluar! Paratë e shqiptarëve nuk mund t’i marrë një i arratisur që e ka vendin në burg!

foto galeri foto galeri

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Si të përgatisni hap pas hapi akullore me limon në kushte shtëpie

Nëse mendonit se akulloren mund ta përgatisin vetëm pastiçierët...

Durrës: kontroll “blic” në burg pas konfliktit, sekuestrohet pajisje elektronike e ndaluar

Një operacioni blic është bërë në burgun e Durrësit,...

Grumbullime të paligjshme në protestë, procedohen penalisht 15 shtetas

Policia e Tiranës njoftoi sot se pas veprimeve hetimore...

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve, 53 mandate fiton Lëvizja Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjene sotme ka...