Kaja Kallas: Kemi 30 ditë për një zgjidhje diplomatike

Më datë:

Kryediplomatja e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka deklaruar të premten se vendet perëndimore kanë tani 30 ditë për të gjetur një zgjidhje diplomatike lidhur me krizën bërthamore të Iranit.

“Po hyjmë në një fazë të re prej 30 ditësh (…) që duhet ta përdorim me çdo kusht për të gjetur zgjidhje diplomatike”, tha ajo para fillimit të një takimi të BE-së në Kopenhagen.

Ky zhvillim vjen një ditë pas vendimit të Europës për të aktivizuar mekanizmin që rikthen brenda një muaji sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit, kërkesë që do të shqyrtohet të premten nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Javën e ardhshme, parlamenti i Iranit do të votojë nëse Teherani duhet të tërhiqet nga Traktati për Armët Bërthamore.

Teherani paralajmëroi në korrik se do të konsideronte largimin nga marrëveshja nëse sanksionet do të rivendoseshin.

Ndërkohë vendet europiane kanë paralajmëruar me nisjen e lëvizjes së njohur si “snapback” mund të çojë në rikthimin automatik të sanksioneve brenda 30 ditëve, nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk vendos ndryshe.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...