19.5 C
Tirana

Ka nisur gjyqi në Apel për vulën e Partisë Demokratike.

Më datë:

Ka nisur seanca në Gjykatën e Apelit, ku do të vendoset fati i Partisë Demokratike, nëse vula do t’i takojë grupit të Sali Berishës apo atij të Enkelejd Alibeajt.

Të pranishëm në seancë, janë dy avokatët mbrojtës që përfaqësojnë Alibeajn, Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, dhe përfaqësuesit e Rithemelimit, Ivi Kaso, Ledina Mandia dhe Oerd Bylylkbashi, ndërsa ne seance jane te pranishem edhe dy perfaqesues te ambasades amerikane.

Në ambientet e jashtme të këtij institucioni, është vërejtur prani e shtuar e forcave policore.

Në nisje të seancës, përfaqësuesi ligjor i Foltores ka kërkuar që të asistohet në këtë seancë nga Ledina Mandia dhe Oerd Bylylkbashi, i cili përballë gjykatës u prezantua në cilësinë e nënkryetarit të PD. Kaso kërkoi që të mos pranohet nga trupi gjykues ankimimi i palës së Alibeajt.

“Vendimi i mos praninimit të ankimit e paraqesim me gojë, në një moment të dytë edhe me shkrim. Ne kërkonim mos kishte palë, por nuk është në dorën tonë është në dorë  të gjyjatës” u shpreh Kaso.

Sakaq përfaqësuesi ligjor I PD zyrtare u shpreh kërkesa nuk mund të pranohet pasi nuk është ky një moment procedurial.

“Ne kerkojme te vazhdoje procesi dhe te shqyrtohet ankimimi jonë. Shkalla e parë ka legjitimuar gabim komisionin e Rithemelimit dhe Ivi Kaso nuk mund tëlegjitimohet nga gjykata e shkallës së parë. Shkalla e parë është investuar me një kërkesë nga grupi i Rithemelimit dhe ka dalë në vendim duke pranuar të plotë kërkesën. Objekti ka qënë depozitimi i akteve statutore.

Kundër këtij vendimi ka ushtruar ankim deputeti Enkelejd Alibeaj, por në kundërshti me ligjin është pranuar nga gjyqtarja Blerina Muça që duhet të kishte vendosur mos pranim të ankimit.”-vijoi Sefa.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...