Jugu i Italisë vijon të “vuajë” si pasojë e motit të keq ku deri tani janë shënuar dy viktima.
Reshjet e dendura të shiut i kanë shndërruar sheshet dhe rrugët e Katanias në liqene. Uji ka përmbytur të gjithë qytetin dhe makinat janë zhytur në ujë.
Po ashtu situata është e vështirë edhe në qendrën e Katanias, përfshirë Piazza Duomo, via Etnea dhe tregun historik të Pescherias.
Një prej viktimave është një 67-vjeçar ndërsa gruaja e tij vijon të jetë e zhdukur.
Vetëm në dy ditë në zonën e Catanias ka rënë 265 mm shi, që do të thotë një e treta e reshjeve totale në një vit.


