Johnson&Johnson nis furnizimin e BE-së me vaksina anti-covid

Më datë:

Kompania Johnson&Johnson ka filluar shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19 në Bashkimin Evropian, tha Peter Liese, një ligjvënës i Parlamentit Evropian, transmeton Reuters. Shpërndarja ishte planifikuar të ndodhte në fillim të prillit, por procesi ishte shtyrë për shkak të problemeve me prodhimin.

Kompania amerikane është zotuar se do të furnizojë me 55 milionë doza deri në fund të qershorit dhe 120 milionë të tjera në tremujorin e tretë, tha Komisioneri i Bashkimit Evropian për Industrinë, Thierry Breton. Vaksina e Johnson&Johnson merret vetëm përmes një doze dhe është 66 për qind efektive kundër koronavirusit.

Studimi për këtë vaksinë ka përfshirë 44.000 vullnetarë, dhe është kryer në tre kontinente dhe në disa lloje të koronavirusit. Kompania gjithashtu tha se rezultatet e saj paraprake tregojnë se një dozë e vetme parandalon 85 për qind të rasteve të rënda.

Kjo është vaksina e katërt që është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave pas vaksinave: Pfizer-BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave e ka miratuar këtë vaksinë në fund të muajit shkurt. Vaksina është aprovuar gjithashtu në Kanada dhe Bahrein. Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi vaksinën emergjente Johnson & Johnson më 12 mars.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...