Johnson thirrje Iranit për ndryshim të marrëveshjes bërthamore

Më datë:

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i bëri thirrje Iranit që të ndryshojë marrëveshjen bërthamore me një marrëveshje që të plotësojë kërkesat e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Duke folur për britaniken BBC, në vlerësimin e tij lidhur me marrëveshjen bërthamore me Iranin, Johnson tha se marrëveshja në sytë e presidentit Trump është me mangësi. “Ejani të punojmë së bashku për ta ndryshuar marrëveshjen dhe ta zëvendësojmë atë me një marrëveshje”, tha kryeministri britanik Johnson.

Britania ka vepruar me Gjermaninë dhe Francën si grupi “E3” dhe ka njoftuar se ajo i përmbahet marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Në vitin 2015 mes Iranit, Kinës, Gjermanisë, Rusisë, Britanisë dhe Bashkimit Evropian (BE) u nënshkrua marrëveshja që rregullonte dhe vendoste nën kontroll aktivitetet bërthamore të Teheranit.

Por, pas ardhjes së Trumpit në detyrë, Washingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja dhe filloi sërish zbatimin e sanksioneve ndaj Iranit.

Irani kërkoi nga palët tjera që ta ndalonin Washingtonin, por nuk arriti ndonjë sukses. Në korrik 2019 Irani njoftoi pezullimin e disa neneve të marrëveshjes ndërsa më 5 janar pezulloi të gjitha angazhimet që burojnë nga kjo marrëveshje.

Teherani ka thënë se është i gatshëm të rikthehet në marrëveshje nëse hiqen sanksionet dhe sigurohen interesat e tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dy të arrestuar në jug të vendit, njëri me armë në taksi, tjetri transportonte…

Policia e Vlorës ka zhvilluar brenda 24 orëve tre...

Deklaratat e ministres serbe për Kosovën, debate në Komisionin e Jashtëm

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komisionin për Evropën dhe...

Rubio: Vizita e Xi Jinping mbetet ende në fuqi

 Përgatitjet për vizitën e planifikuar të presidentit kinez Xi...

Vezë me emrat e deputetëve në protestën para Kuvendit, policia rrethon institucionin

E ndërsa seanca plenare e cila do të mbahet...