13.5 C
Tirana

Johnson thirrje Iranit për ndryshim të marrëveshjes bërthamore

Më datë:

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i bëri thirrje Iranit që të ndryshojë marrëveshjen bërthamore me një marrëveshje që të plotësojë kërkesat e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Duke folur për britaniken BBC, në vlerësimin e tij lidhur me marrëveshjen bërthamore me Iranin, Johnson tha se marrëveshja në sytë e presidentit Trump është me mangësi. “Ejani të punojmë së bashku për ta ndryshuar marrëveshjen dhe ta zëvendësojmë atë me një marrëveshje”, tha kryeministri britanik Johnson.

Britania ka vepruar me Gjermaninë dhe Francën si grupi “E3” dhe ka njoftuar se ajo i përmbahet marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Në vitin 2015 mes Iranit, Kinës, Gjermanisë, Rusisë, Britanisë dhe Bashkimit Evropian (BE) u nënshkrua marrëveshja që rregullonte dhe vendoste nën kontroll aktivitetet bërthamore të Teheranit.

Por, pas ardhjes së Trumpit në detyrë, Washingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja dhe filloi sërish zbatimin e sanksioneve ndaj Iranit.

Irani kërkoi nga palët tjera që ta ndalonin Washingtonin, por nuk arriti ndonjë sukses. Në korrik 2019 Irani njoftoi pezullimin e disa neneve të marrëveshjes ndërsa më 5 janar pezulloi të gjitha angazhimet që burojnë nga kjo marrëveshje.

Teherani ka thënë se është i gatshëm të rikthehet në marrëveshje nëse hiqen sanksionet dhe sigurohen interesat e tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“BE vendos t’i ndërpresë importet e gazit rus, Von der Leyen: Po i zvogëlojmë fuqinë Putinit”

Bashkimi Evropian ra dakord të mërkurën të ndërpresë gradualisht...

Propozimi i SPAK për kreun e ri të BKH, KLP mblidhet më 9 dhjetor për të votuar 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 9...

Hetimet për AKSH: Drejtoresha para SPAK-ut për 12 tendera”

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Mirilda...

“Aksident në Durrës: Drejtonte automjetin i dehur nga droga, përplasi këmbësoren”

DURRËS- Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit,...