9.5 C
Tirana

Jetojmë në kohë kur është e turpshme të turpërohesh!

Më datë:

Nga Kim Mehmeti

Ne jetojmë në kohë kur ‘nuk ndodh’ ajo që shohim e dëgjojmë, por ajo që shpërfaqet në ‘spektaklet’ e rrejshme mediatike. ‘Spektakle’ në regji të partive në pushtet, e që kanë për qëllim ta mbulojnë hajdutërinë dhe banditizmin e politikanëve, ‘spektakle’ që janë shkatërrimtarë për popullin dhe vrastarë për ëndrrat rinore, që e fshehin të vërtetën se në ‘Shqipëritë’ tona, të gjithë u korruptuam, se kur bëhet fjalë për ‘mendimtarët’ dhe politikanët, shumëçka funksionon si nëpër shtëpitë publike, kështu që shumica e atyre që defilojnë nëpër ekranet televizive, e ku shiten si ajka e mendimit të pavarur dhe kritikë, nuk janë asgjë tjetër përpos ‘prostituta’ të paguara shtrenjtë nga makrotë e tyre – nga pushtetmbajtësit.

Ne jetojmë në kohë kur duhet gjithnjë e më shpesh rikujtuar batutën për babën i cili, kur i biri e pyet se ç’punë bëjnë dhe çka shesin politikanët shqiptarë, të cilët aq shpejtë dhe aq shumë pasurohen, ai i përgjigjet: ata bir shesin më të shtrenjtën dhe më të vlefshmen që kemi – atdheun dhe interesat e popullit. Dhe kësaj batute duhet t’ia shtojmë pjesën që i mungon: se nuk duhet pasur zili pasanikët e tillë, ngaqë ata, përjetë do i shoqërojë mallkimin më i rëndë – ai i popullit dhe i lotëve të varfanjakëve.

Jetojmë në kohë të vlerave të rrejshme, të heronjve e patriotëve të rrejshëm…, në kohë kur të gjithë nguten të shkruajnë biografitë e tyre të rrejshme! Por, mos u shqetësohuni: e rrejshmja ka afat përdorimi vetëm për aq kohë sa atë mund ta mbrojë gënjeshtari i pushtetshëm apo i pasur dhe i pafytyri. E nesërmja është peshore që do e matë saktë të sotmen, ajo do e peshojë edhe paaftësinë tonë që t’i luftojmë standardet e sotme të rrejshme vlerësuese.

Pastaj ne jetojmë në kohë kur për çdo javë prodhojmë nga një hero, kur në çdo lagje kemi nga një ‘komitet’ për shpalljen dhe pritjen e trimave të ‘pavdekshëm’, si dhe grupin e gatshëm të ‘vajtojcave’ për t’i përcjellë patriotët dhe ‘veprimtarët’ e vdekur. Por edhe si të tillë ne mbetëm, o vasal besnik të sunduesve të huaj, o shërbëtorë të neveritshëm të burrështetasve tanë injorantë.

Siç duket, ka ardhur koha kur duhet të dalim nga dehja heroike e çiftelisë me dy tela dhe nga llafazania që rrëfen shumëçka e nuk thotë asgjë, me çka do e shohim qartë se më të neveritshëm se burrështetasit tanë që na e vjedhin të sotmen dhe na e harxhojnë të ardhmen, janë mbrojtësit e tyre, ata të cilët, duke mos guxuar të merren me hajnat tanë, janë duke e mbrojtur shqiptarinë nga perandoritë e vdekura, ata me kokë të zhytur në grazhdin e pushtetit dhe që duan të dëshmojnë të pamundurën: se sot nuk është vlerë dituria, por pafytyrësia, se sot është e turpshme të turpërohesh

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Makina merr para turmën në Mynih

28 persona kanë mbetur të plagosur pasi një makinë...

Gjykatësi ‘i hap rrugën’ planit të Trump për reduktimin e punonjësve federalë

Një gjykatës federal i hapi udhë të mërkurën planeve...

Flamur Nokën nuk e mbajnë nervat, “turret” drejt Ballës! Ndërpritet seanca

Gjatë seancës parlamentare këtë të enjte janë shënuar tensione...

Rama: Morëm letër nga BE për çeljen e negociatave për grupkapitullin 3

Shumë shpejt, çelja e grupkapitullit të 3 të negociatave...