11.5 C
Tirana

Jetesa është më e shtrenjtë në Zvicër dhe Norvegji

Më datë:

132 vende në botë të cilat janë më të shtrenjtat për të jetuar, si dhe ato ku janë kushtet më të pranueshme për jetë.

Zvicra dhe Norvegjia janë padyshim liderë kur bëhet fjalë për çmimet e larta të produkteve dhe të shërbimeve.

Jetën e shtrenjtë e bënë ushqimi, veshje dhe mbathje, tatime dhe shërbime komunale, internet, transport dhe restorantet.

Transporti mund të jetë i shtrenjtë, por shumica e qyteteve kanë kartolina mujore të cilat mund të përdoren për trena, tramvaje dhe autobusë. Një biletë e klasit të dytë kushton rreth 50 franga për rrjetin lokal, ndërsa për zonat shtesë mund të merrni një kartolinë më të shtrenjtë.

Të kuptuarit e gjithë sistemit të sigurimeve shëndetësore në Zvicër nuk është e nevojshme, por ajo që është thelbësore është të dini se mbulimi i sigurimit shëndetësor është i detyrueshëm për çdo person që banon në Zvicër për më shumë se tre muaj.

E sigurimi themelor rregullohet me ligj dhe përfshin të njëjtat përfitime për të gjithë siguruesit, por primet mujore ndryshojnë shumë sipas modelit të sigurimit dhe moshës.

Konkluzioni është që Zvicra është në vend të parë, Norvegjia në vend të dytë, kurse pastaj vijojnë Islanda, Japonia, Danimarka, Bahamet, Luksemburgu, Izraeli, Singapori dhe Koreja Jugore.

Në vendin më të shtrenjtë Zvicër, jeta është për 22 përqind më e shtrenjtë se sa në Nju Jork, ku shpenzimet për akomodim janë dyfish më të ulëta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...