Jep dorëheqjen Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku

Më datë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se këtë vendim ai e ka bërë me dije një ditë para mbledhjes së Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha me drejtuesit e policisë në qarqe dhe departamente.

Deri në zgjedhjen e kreut të ri të Policisë, pozicioni do të mbahet nga zv.drejtori Sokol Bizhga.

Kujtojmë se Rrumbullaku e mori detyrën e rëndësishme më 7 Shtator të vitit 2022, kohë kur Ministrinë  e Brendshme e drejtonte Bledi Çuçi

Kush është Muhamet Rrumbullaku?

Muhamet Rrumbullaku është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.

Rrumullaku ka ndjekur disa trajnime, çertifikuar në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hungari.

Nga viti 2019 deri më 2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Malaj në Vlorë: Formalizimi i turizmit po sjell rritje pagash dhe të ardhurash

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi këtë të hënë...

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenti i Iranit: Po përballemi me sfida serioze

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar zyrtarët që...

Baku, Zëvendëskryeministrja Koçiu merr pjesë në Forumin Botëror Urban 2026

Zëvendëskryeministrja  Albana Koçiu, ndodhet në Baku, Azerbajxhan, ku po...

Liria e medias në fokus: Ambasadori i OSBE vlerëson komunitetin mediatik në Shqipëri

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, theksoi gjatë...