9.5 C
Tirana

“Jemi 5200 vota para në Kombinat”, Këlliçi: Do t’ia dalim që të sjellim ndryshimin në gjithë Shqipërinë

Më datë:

Kandidati për deputet i PD në Kombinat, Belind Këlliçi ka deklaruar se Partia Demokratike kryeson me 5200 vota në KZAZ e Kombinatit.

Në një deklaratë për mediat, Këlliçi u shpreh optimist se do t’ia dalin për të sjellë ndryshimin në gjithë Shqipërinë.

“Falënderim për ata qytetarë që i besuan Aleancës për Ndryshim. Jemi në KZAZ 36 në kombinat.

Deri tani që flasim me numërimin e më shumë se gjysmës së kutive ne kemi rikuperuar diferencën me 5200 vota. Pa llogaritur që nuk kemi hapur bastionet tona të PD.

Tregoni durim, sepse siç ja dolëm sot më herët në njësinë 10 ku dhe aty rikuperuam 1200 vota dhe PS u tkurr, me po të njëjtin trend do t’ia dalim që të sjellim ndryshimin në gjithë Shqipërinë”, deklaroi Këlliçi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas avokates së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë...

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet që parashikohen

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...