12.5 C
Tirana

Jemeni regjistron rastin e parë me COVID-19

Më datë:

Qeveria e Jemenit, vendit të shkatërruar nga lufta, ka njoftuar rastin e parë të konfirmuar me koronavirusin e ri (COVID-19) në provincën lindore të vendit Hadramou.

Në rrjetin social Twitter, Komiteti i Jemenit për luftën kundër koronavirusit tha se gjendja shëndetësore e pacientit është e qëndrueshme dhe po merr trajtimin e duhur mjekësor.

Hadramout është provinca më e madhe e Jemenit dhe është nën kontrollin e qeverisë në mes të luftës civile në vazhdim.

Zyra për media e provincës Hadramout njoftoi se në të gjithë provincën u lëshuan udhëzime për të imponuar një shtetrrethim që fillon të premten në mëngjes deri të shtunën, me mbylljen e tregjeve publike dhe ndalimin e të gjitha llojeve të tubimeve.

Infeksioni i parë në Jemen mund të jetë një shenjë e keqe, pasi sistemi i kujdesit shëndetësor ka pësuar shkaku i konfliktit të vazhdueshëm 6 vjeçar midis forcave qeveritare të mbështetura nga koalicioni arab i udhëhequr nga sauditët dhe rebelët Huthi të mbështetur nga Irani.

Pasi për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës, virusi është përhapur në mbarë botën me epiqendër të re Evropën, pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza.

Bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, deri më tani nga virusi kanë vdekur mbi 96 mijë persona dhe janë infektuar mbi 1.6 milionë, ndërkohë janë shruar mbi 355 mijë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...