Jemen, milicët Huthi lëshojnë raketë balistike në rajonin Marib

Më datë:

Milicët Huthi të mbështetur nga Irani kanë lëshuar një raketë balistike në rajonin Marib në lindje të Jemenit.

Në një deklaratë nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, thuhet se me raketën balistike të shkrepur mbrëmjen e së premtes janë vendosur në objektiv civilët dhe persona të njohur.

Zëdhënësi i koalicionit Turki el-Maliki, duke mos dhënë informacione lidhur me humbje të jetëve apo dëmeve materiale tha se me ngjarjet e fundit Huthit kanë refuzuar të gjitha iniciativat dhe përpjekjet e bëra për armëpushim.

Maliki vuri në dukje se forcat e koalicionit u përmbahen rregullave të konfliktit dhe se janë marrë masat për mbrojtjen e civilëve brenda Jemenit dhe se ata rezervojnë të drejtën për kundërpërgjigje lidhur me çështjen e vetëmbrojtjes.

Ai theksoi se vazhdojnë t’i qëndrojnë armëpushimit dhe mbështesin punimet e përfaqësuesit special për Jemenin për arritjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse politike.

Ndërkohë që nga Huthit nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me sulmin me raketë.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që në shtator të vitit 2014 kur Huthit të mbështetur nga Irani morën nën kontroll disa rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin, Sana. Ndërsa forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani ofrojnë mbështetje për qeverinë e Jemenit kundër Huthive.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...