Izraeli sulmon një bazë ushtarake të regjimit në Siri

Më datë:

Regjimi i Bashar al-Asadit bëri të ditur se avionët luftarakë të Izraelit kanë kryer një sulm ajror ndaj bazës ajrore T-4 në Homs të Sirisë.

Agjencia e lajmeve SANA që i përket regjimit sirian, në lajmin e saj të bazuar mbi burime ushtarake pretendon se mbrëmë avionët luftarakë izraelitë kanë kryer një sulm ndaj bazës ushtarake T-4 në Homs.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të regjimit kanë parandaluar shumë raketa, por 4 prej tyre kanë goditur bazën duke shkaktuar dëme materiale thuhet ndër të tjera në lajm.

Ndërkohë autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ndonjë koment lidhur me çështjen në fjalë.

Avionët izraelitë që nga viti 2011 kur filloi lufta e brendshme në Siri, herë pas here kryejnë sulme ndaj grupeve me mbështetje iraniane dhe ndaj pikave ushtarake që i përkasin regjimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ylli Zalla në hetim për armët, prokuroria mbyll dosjen

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë...

Bilanc tragjik në Ukrainë, 27 të vrarë pas sulmit rus me dron

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 42...

Kurti i takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Vuçiç për diskriminim të shqiptarëve

 Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e Sanxhakut u bënë...

Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për zjarrvënien në Tërbaç

Policia e Himarës arrestoi një 25-vjeçar, i dyshuar për...