Izolohet një person i tretë tek Infektivi

Më datë:

Një tjetër person dyshohet se është prekur nga koronavirusi në Shqipëri krahas dy të tjerëve që u konfirmuan mbrëmë.

Gazetarja bën me dije nga spitali Infektiv se një tjetër person është sjellë aty duke u izoluar dhe dyshohet se është i prekur.

“Burime nga spitali më bëjnë me dije se ka simptoma të COVID-19, por janë analizat e specializuara që do të saktësojnë nëse kemi të bëjmë vërtetë me një të prekur të tretë”, raporton gazetarja.

Zbulimi i dy rasteve me koronavirus në Shqipëri ka bërë që qeveria të marrë masa duke mbyllur shkollat për dy javë. Ndërkohë, janë ndaluar fluturimet me Italinë deri në 3 prill.

Që nga ajo ditë, ata kanë patur kontakte të vazhdueshme me qytetarë të tjerë. ISHP njoftoi më parë se janë duke kontaktuar me personat të cilët mund të kenë patur kontakt me dy personat e infektuar për të parë nëse ka apo jo shenja tek ata.

Ka një shqetësim të madh për faktin se ata mund të kenë infektuar edhe të tjerë, por deri më tani nuk ka asnjë për të tillë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh se nga...

Erdogan bën apel për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri thirrje të mërkurën...

Strategjia 2026-27 për arsimin, prezantim nga Kumbaro: Fokus në ndërkombëtarizim

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro: Do të hapim Liceun Francez...