12.5 C
Tirana

Itali: Katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbin jetën nga monoksidi i karbonit

Më datë:

Tragjik ishte fundi për një familje shqiptare, ku 4 anëtarët e saj humbën jetën në banesë pasi dyshohet se janë helmuar nga monoksidi i karbonit.

Ngjarja ndodhi në komunën e Porcarit, në fushën e Luçës, ndërsa viktima mbetën Arti Kola, gruaja e tij Jonida, djali Hajdari dhe vajza, Xhesika.

Kryetari i Komunës së Porcarit, Leonardo Fornaciari, i cili shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, ka reaguar i tronditur në rrjetet sociale. Ai theksoi se kjo ishte një humbje e madhe për komunitetin, ndërkohë pohon se kjo tragjedi ishte e ngjashme me atë të familjes Malanca, madje edhe atë që ndodhi në shkurt të vitit 1992.

Shtëpia ku ndodhi tragjedia është në pronësi të Arti Kolës, i cili, sipas dëshmitarëve, e bleu atë rreth tre vjet më parë, por familja ishte zhvendosur vetëm kohët e fundit. Shtëpia me sa duket ishte restauruar nga vetë viktima, bashkë me disa miqtë e tij.

MESAZHI
Mbrëmjen e djeshme, një fatkeqësi e madhe ndodhi në vendin tonë.
Një familje e tërë, familja Kola, me shumë gjasa humbi jetën në shtëpi, dhe hetimet do ta sqarojnë më vonë, për shkak të monoksidit të karbonit që rrjedh nga kazani.
Babai Arti, nëna Jonida me dy fëmijët e tyre, Hajdarin 22 vjeç dhe Xhesikën 15 vjeçe. Jemi të gjithë të mërzitur dhe të trishtuar nga kjo ngjarje tragjike që më kujtoi menjëherë tragjedinë e familjes Malanca, madje edhe atë që ndodhi në shkurt të vitit 1992. Komuniteti ynë, qëndron i bashkuar rreth të afërmve dhe miqve në një përqafim ideal për këtë zi të rëndë që ka prekur Porcarin.
U prehshin në paqe, të gjithë së bashku.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përmbytjet në Durrës, prokuroria sekuestron disa dokumente në bashki

Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestrimin e dokumenteve që...

Kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi paraqitet në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi është paraqitur...

Berisha: Rama nuk do të pranojë të heqë imunitetin e Ballukut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj...

“Mendon për mua… të dua”, zbulohen mesazhe dashurie dhe lufte të vikingëve

Mbishkrime runike nga epoka vikinge vazhdojnë të dalin në...