11.5 C
Tirana

Ishte shpallur në kërkim për kultivimin e drogës, arrestohet 47-vjeçari në Kakavijë

Më datë:

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare e Kakavijës pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

47-vjeçari i identifikuar me inicialet E.K., banues në Nikël, Krujë ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Agimi”.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Agimi”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 shtetas të tjerë, ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Nikël, Krujë.

Si rezultat i operacioni antikanabis “Agimi” që u zhvillua më datë 30.05.2021, në territorin e rrethit të Krujës, u arrestuan në flagrancë 16 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 24 të tjerë”, njoftoi policia.

Shtetasi E. K. iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, për procedura të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...

Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica...

Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi pas kaosit të...