19.5 C
Tirana

Ish-ministri Tahiri rikthehet në pikën zero, mund t’i rrezikohet karriera politike

Më datë:

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, rikthehet edhe njëherë në pikën zero të përballjes me drejtësinë. Gjykata e Apelit vendosi sot të prishë vendimin e Shkallës së parë dhe të rikthejë çështjen në Gjykatën e Posaçme.

Por, çfarë do të ndodhë tashmë me ish-ministrin Tahiri?

Tashmë fillon një etapë e re për ish-ministrin dhe përballjen e tij me drejtësinë, që krijon jo pak problematika sa i përket karrierës së tij politike.

Gjykata e Posaçme e Apelit merr vendimin, automatikisht dosja voluminoze e Tahirit rikthehet në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Më pas, caktohet trupa e re që do të shqyrtojë dosjen dhe Prokuroria do të vijojë, duke kërkuar dënimin e Tahirit për akuzën e trafikut të drogës në kuadër të grupit kriminal “Habilaj”.

Ndërkohë, Tahiri do të përballet me Gjykatën e Posaçme në mënyrë të përshpejtuar, ku nëse nuk paraqiten problematika gjatë procesit, do të duhen jo më shumë se 3 apo 4 seanca.

Mund të ndodhë në finale që të jetë vetë Prokuroria, e cila të tërhiqet nga akuza, vetë Gjykata të japë dënim, ose Gjykata të japë pafajësi. nëse merr pafajësi, mendohet se nuk do të shkohet sërish në Gjykatën e Apelit.

Pra, përballja e ish-ministrit me drejtësinë rifillon nga e para.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është...

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Bogdani i ankohet Peleshit. Kryeparlamentari: Këtë problem kemi gjithë kohës

Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë...