Ish-kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi është paraqitur paraditen e sotme, më 25 nëntor, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Bëhet me dije se ai qëndroi rreth 1 orë e 15 në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u mor në pyetje.
Nuk është e qartë se përse është thirrur ish-kryebashkiaku në SPAK.


