12.5 C
Tirana

Ish-komandanti i UÇK: Gjykata Speciale ka humbur besimin tek shqiptarët

Më datë:

Ish-komandanti i UÇK, Hysni Gucati, deklaroi se Gjykata Speciale ka humbur besimin tek shqiptarët.

Gucati theksoi se proceset gjyqësore të Hagës ndaj luftëtarëve të UÇK, janë të njëanshme dhe të padrejta

“Ne sot po protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi. Jemi këtu për të mbrojtur luftën e shenjtë të luftë çlirimtare të Kosovës. UÇK nuk ka nevojë ta vërtetojë se ka qenë ushtri çlirimtare e. Këtë e ka dëshmuar vetëm historia, populli, varet e dëshmorëve, e ka dëshmuar vota mbarë.

Sot përmes kësaj gjykata e padrejta, po gjykojnë krimet. Sot përmes kësaj gjykata e padrejta po përpiqen ta barazojnë viktimën me xhelatin.
Duan të njollosin luftën tonë të shenjtë për liri. Por ne nuk do ta pranojmë, nuk do ta lejojmë që të përdhoset. Nuk do të heshtim për historinë popullit tonë. Kjo nuk ka lidhje me politikën. Ne po kërkojmë drejtësi para ligjit dhe para historisë. Tirana është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve.

Po u themi botës Kosova ka luftuar për liri dhe çlirim. Nuk ishim kriminel. Ne deklarojmë qartë që Gjykata Speciale humbi besimin tek Shqiptarët. Proceset që po bëhen në Hagë janë të njëanshme dhe të padrejta. Të dashur shqiptarët është thirrja e ndërgjegjes kombëtare.”, tha Gucati.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një hap më afër BE-së, Kosova pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni...

Erdogan: Gaza ka nevojë për shërim dhe rindërtim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se...

Përplasjet me Peleshin, PS kërkon përjashtimin e Bardhit me 30 ditë nga Kuvendi

14 deputetë socialistë i kanë drejtuar dje, 17 tetor,...

Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehur, mes tyre nipërit e Agron Kapllanajt

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...