Ish-drejtori i Policisë së Vlorës nuk heq dorë, kërkon lirimin nga qelia në Apelin e GJKKO

Më datë:

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e Shkallës së Parë, që refuzoi lirimin e tij nga qelia.

Çela kërkon zbutje të masës “arrest në burg” me arsyetimin e tejkalimin të afatit të shqyrtimit të çështjes së tij në Gjykatën e Apelit.

Aktualisht Çela po vuan një dënim me 3 vjet e 4 muaj burg dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Ai ishte i bashkëpandehur në të njëjtin proces me ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas ligjit, thotë Çela, ai nuk mund të mbahet në burg, pasi nga dita e vendimit nga Apeli ka kaluar me shumë se një vit, ndërsa thekson se për këtë shkak afatet e paraburgimit e kanë humbur efektin.

Dosja penale ndodhet në Gjykatën e Larte dhe pret për t’u shqyrtuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çmimet e reja të karburanteve, Bordi i Transparencës: nafta me ulje të mëtejshme

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja sa...

Vetëvendosje “vulos” koalicion me tre parti, Gërvalla: Për një shtet që nuk lëkundet

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti zyrtarizoi...

Ndryshime të forta në Kodin Rrugor, Manja dhe Balla: parashikohet heqja e përhershme e patentës

Ulsi Manja dhe Taulant balla kanë propozuar disa ndryshime...