5.5 C
Tirana

Irani mohon çdo takim të planifikuar me SHBA-të: S’kemi kërkuar asgjë

Më datë:

Irani ka hedhur poshtë deklaratat e zyrtarëve amerikanë se po kërkon një takim me Shtetet e Bashkuara.

“Nga ana jonë nuk është bërë asnjë kërkesë për një takim me palën amerikane,” deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei. Reagimi i tij vjen pasi Donald Trump deklaroi se “iranianët kanë kërkuar një takim”, ndërsa i dërguari amerikan, Steve Witkoff, tha se një takim mund të ndodhte “javën e ardhshme”. Lajmi u raportua nga agjencia iraniane Mehr.

Marrëdhëniet mes Teheranit dhe Washingtonit kanë qenë të tensionuara prej vitesh, kryesisht për shkak të programit bërthamor iranian.

Në prill, pas një periudhe të gjatë ngecjeje, nisën sërish bisedimet për dosjen bërthamore, por këto negociata u ndërprenë menjëherë pas një sulmi të Izraelit në territor iranian, që u pasua nga sulme ajrore të SHBA-ce mbi objektiva të dyshuara bërthamore në Iran.

Irani e ka konsideruar këtë një akt agresioni të koordinuar dhe ka refuzuar të vijojë çdo dialog me SHBA-në në rrethana të tilla. Tensionet mes dy vendeve janë shtuar ndjeshëm që prej vitit 2018, kur SHBA u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe rivendosi sanksione të ashpra ndaj Teheranit.

Në këtë klimë pasigurie dhe mungese besimi, deklaratat kontradiktore për mundësinë e një takimi mes dy vendeve vetëm sa shtojnë konfuzionin, ndërsa situata mbetet e brishtë si politikisht ashtu edhe ushtarakisht.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK nën hetim: Dy të rinj dhe pasuritë e tyre pas vjedhjes masive prej 15 mln euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Qofte Speciale pa Mish

Kuzhina shqiptare është fantastike në larminë e gatimeve të...

Arkeologët hapin një varr 2,600-vjeçar në Itali, habiten nga ajo që zbulojnë

Një zbulim i rrallë arkeologjik në Itali ka nxjerrë...

Claude i Anthropic ngjitet në krye të App Store në SHBA

Chatboti i Anthropic, Claude, duket se ka përfituar nga...