16.5 C
Tirana

Irani ashpërson masat kundër COVID-19

Më datë:

Presidenti iranian Hassan Rouhani, në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit të ri (COVID-19), paralajmëroi gjoba për qytetarët që nuk mbajnë maska, ata që fshehin infeksionin e tyre dhe bizneset që nuk zbatojnë protokollet shëndetësore.

Këshilli Kombëtar Kundër Koronavirusit u mblodh në kryeqytetin Teheran nën kryesimin e presidentit Rouhani.

Rouhani njoftoi vendimet e reja të marra në takim në kuadër të masave kundër pandemisë.

Rouhani bëri thirrje që njerëzit të mbajnë maskë kur largohen nga shtëpia, duke njoftuar gjoba të ndryshme në të holla për për personat që nuk mbajnë maskë, për ata që nuk i përmbahen rregullave shëndetësore duke fshehur infektimin e tyre, për taksistët që nuk përdorin maska dhe për secilin pasagjer që ata marrin pa maskë.

Rouhani deklaroi se tregtarët që nuk zbatojnë protokollet shëndetësore do të paralajmërohen së pari, ndërsa më pas do të gjobiten me të holla, dhe nëse shkelja përsëritet, atëherë gjoba do të jetë më e lartë, kurse në fazën e tretë, dënimi do të jetë mbyllje e biznesit.

Sipas Këshillit të Inspektimit pranë Dhomës së Tregtarëve të Iranit, deri më tani janë kryer 979.302 inspektime shëndetësore në vend, ndërsa janë mbyllur 1.861 biznese që nuk kanë respektuar protokollet shëndetësore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shkarje dheu dhe përmbytje nga reshjet në disa zona në Korçë, evakuime në Sovjan

Reshjet e dendura të këtyre ditëve, veçanërisht gjatë 24...

Rama: Tarifat roaming me BE-në përfundojnë në 2026

Kryeministri Edi Rama, në nisje të punimeve të Samitit...

Komisionerja Kos: Duhet të bëhet realitet afrimi ekonomik i rajonit me BE-në

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos u...

Rama i përgjigjet ish-drejtorit të Google: Diella nuk është “qeverisje me algoritëm”

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti të...