Iran, shkon në mbi 24 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Më datë:

Me 166 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 24.118.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 2.845 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 419.043.

Lari shtoi se 3.893 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 357.632.

Ajo informoi më tej se deri më tani në vend janë kryer 3.719.210 teste.

Lari tha se kryesisht rajonet Teheran, Mazandaran, Gilan, Qom, Isfahan, Razavi Khorasan, Azerbajxhani Lindor, Kerman, Khorasani Verior, Semnan, Yazd, Zanjan dhe Qazvin cilësohen si “zona të kuqe” ndërsa rajonet Azerbajxhani Perëndimor, Elborz, Fars, Lorestan, Hurmuzgan, Ardabil, Bushehr, Kermanshah, Kohgiluyeh-Boyer Ahmad, Khorasan Jugor, Markazi, İlam, Chaharmahal-Bakhtiari, Golestan dhe Khuzestan janë “zona të rrezikuara”.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Zvërneci”/ Dita e 6-të e protestës, tubime në Tiranë dhe rrethe

Ka nisur protesta e radhës qytetare kundër investimeve në...

Rama “sy m’sy” me banorët e Zvërnecit për projektin

Këtë të premte, 5 qershor, kryeministri Edi Rama zhvilloi...

Ngjarje te Kthesa e Kamzës, polici sulmohet me thikë gjatë detyrës

Një konflikt ka ndodhur mes një qytetari dhe një...

Policia godet rrjetin e trafikut të armëve, i riu arrestohet në flagrancë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i...