18.5 C
Tirana

Iran, 458 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Më datë:

Me 458 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 38.749.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 10.463 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 692.949.

Lari shtoi se 5.561 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 525.641.

Pasi informoi se deri tani në vend janë kryer 5.263.173 teste, zëdhënësja Lari vuri në dukje se të gjitha 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq” dhe të “rrezikshëm”.

Në të gjithë Iranin u mor vendimi për mbylljen e bizneseve që nuk janë të detyrueshëm të jenë hapur në 25 qendra rajonale dhe në 89 qyteza. Në anën tjetër u ndaluan hyrjet dhe daljet nga qendrat e 25 rajoneve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

AKU, inspektime në Vlorë, Lezhë, Elbasan për tregtimin e pesticideve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) po vijon inspektimet në...

AMP arreston për kanosje efektivin e policisë në Krujë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën...

Luarasi: “Barazia gjinore” nuk shton asnjë realitet të ri ligjor, garanton barazi mes dy gjinive

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi deklaroi sot se...

Silvinjo shpall listën e Kombëtares për ndeshjen ndaj Andorrës dhe Anglisë

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka publikuar listën e lojtarëve...