10.5 C
Tirana

Iraku ankohet në OKB për sulmet ajrore të SHBA-ve

Më datë:

Iraku ka parashtruar një ankesë zyrtare pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-ve lidhur me sulmet e fundit të SHBA-ve mbi forcat irakiane.

Në një deklaratë Ministria e Jashtme e Irakut përshkroi sulmet e SHBA-ve si një “veprim armiqësor” dhe “shkelje flagrante të kushteve për praninë e forcave amerikane në Irak”.

“Ankesa konfirmon se çdo sulm ose veprim ushtarak në territorin e Irakut pa miratimin e qeverisë së Irakut, konsiderohen provokuese”, tha ministria.

Sipas ministrisë, ankesa konfirmon se “prania e këtyre forcave në tokën irakiane është të ofrojë ndihmë në fushën e trajnimit ushtarak, këshillimit dhe armatimit për të luftuar organizatën terroriste DEASH”.

Po ashtu ministria i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-ve të ndërmarrë hapa për të parandaluar SHBA-në të kryejë veprime të tilla të paligjshme dhe t’i mbajë ata përgjegjës për humbjet njerëzore.

Javën e kaluar, Pentagoni tha se kreu sulme ajrore kundër objektivave të milicisë pro-iraniane Kata’ib Hezbollah në Irak.

U theksua se objektivat përfshinin objektet që strehonin armë të përdorura për të synuar SHBA-të dhe trupat e koalicionit, të cilat lanë dy trupa amerikanë dhe një ushtarak britanik të vdekur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...