Kalaja historike e Kirkukut, një nga simbolet më të rëndësishme të këtij qyteti në Irak, rrezikon të shembet për shkak të neglizhencës dhe harresës gjatë viteve, shkruan Anadolu Agency (AA).
Kalaja e Kirkukut, e cila u ndërtua në vitin 884 para Krishtit, e cila ka qenë djepi i shumë qytetërimeve dhe përmban gjurmë të periudhës Selxhuke dhe Osmane, po pret të restaurohet.
Kalaja historike e vendosur në qendër të qytetit të Kirkukut u zgjerua kryesisht me shtesat e bëra gjatë periudhës Osmane.
Një pjesë e kalasë u shkatërrua nga regjimi i Sadamit në vitin 1990. Gjithashtu edhe familjet turkmene, banorët e parë të rajonit, u zhvendosën me forcë.
Në kalanë e cila është në prag të shembjes për shkak të ngjarjeve natyrore dhe të neglizhencës ndodhen varre që thuhet se u përkasin profetëve Daniel, Hunejn dhe Uzejr.
Kalaja historike u braktis
Studiuesi dhe shkrimtari, Aydın Kerkük për AA tha se i ka shqetësuar të gjithë zhdukja e një kështjelle të tillë, e cila ka qenë djepi i civilizimeve të ndryshme gjatë historisë.
Duke deklaruar se rëndësia e vendeve të tilla historike të trashëgimisë stërgjyshore është ulur për shkak të luftës dhe mjedisit të konfliktit, incidenteve terroriste dhe vështirësive ekonomike në Irak për vite me radhë, Kerkük tha se këto vepra fatkeqësisht janë lënë në mëshirë të fatit.
Ai tha se vendet historike janë prekur gjithashtu nga negativitetet e periudhës së Sadamit. Kerkük theksoi se regjimi e shpalli kështjellën një zonë ushtarake në vitin 1990 dhe e shkatërroi atë.
Thirrje presidentit Erdoğan
Historiani, studiuesi dhe shkrimtari i Kirkukut, Necat Kevseroğlu tha se “Ne i bëjmë thirrje presidentit tonë, Erdoğan, të shpëtojë Kalanë e Kirkukut, ku ndodhen shumica e veprave që i përkasin periudhës Osmane”.
Duke kujtuar se Çarshia Kayseri në Kirkuk, e cila u shkatërrua nga një zjarr rreth 2 vite më parë, u rregullua gjithashtu me urdhër të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, Kevseroğlu tha: “Unë besoj se kjo trashëgimi stërgjyshore nuk do të lejohet të zhduket”, deklaroi ai.
Të restaurohet dhe të përdoret për turizëm
Abdulkadir Şahin, pronar i një kompanie turistike në Kirkuk tha se dëshirojnë që kështjella të restaurohet dhe të përdoret për turizëm.
Şahin tha se i dërguan kërkesat e tyre qeverisë për rinovimin e vendeve historike dhe vendosjen e tyre në turizëm, por ata ende nuk kanë marrë përgjigje të qartë për këtë çështje.
Celal Polat nga Kirkuku tha se sektori privat duhet të inkurajohet në vend. Sipas tij, e rëndësishme është të bëhen investime turistike në vende të tilla historike.


