10.5 C
Tirana

iOS 14: iPhone i ri i tregon përdoruesit se kur është duke u përgjuar ose gjurmuar

Më datë:

Apple ka lëshuar së fundmi në treg versionin e qarkut iOS 14, me disa përmirësime madhore si dhe me hile të tjera më të vogla për menyrën e funksionimit të iPhone.

Një prej këtyre të fundit është opsioni i privatësisë i cili i jep përdoruesve më shumë informacion mbi mënyrën si dhe kur janë duke u përgjuar dhe ndalon aplikacionin përkatës ta bëjë këtë.

Celulari i ri ka një dritë të gjelbër ose portokolli në cep që tregon se kur një aplikacion përdor mikrofonin apo kamerën e celularit tuaj. Nëse drita ndizet do të thotë se programet po përgjojnë përdoruesin.

Nëse drita është portokalli atëherë ajo i referohet mikrofonit të aparatit dhe nëse është e gjelbër do të thotë se po përdoret kamera juaj.

Nëse kaloni me gisht poshtë në ekran, hapet dritarja e qendrës së kontrollit dhe tregohet se cili aplikacion po e bën këtë.

Sinjali funksionon si për aplikacionet e vetë Apple ashtu dhe palë të treta apo ato pirate.

Zakonisht përdoruesit parovojnë përdorime të caktuara gjatë instalimi të aplikacioneve, por deri tani nuk ishte ditur se kur e bënin ato këtë.

Opsioni është pjesë e disa ndryshimeve që Apple ka shtuar pas krtitikave për të qenë më transparent mbi të dhënat e përdoruesve.

Apple ka marrë disa angazhime publike për privatësinë e përdoruesve teksa kreu ekzeutiv Tim Cook i është referuar asaj si “një nga të drejtat njerëzore”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Komisioni i Ligjeve rrëzon nismën e Zhupës për një shtesë në ligjin “Për arsimin e lartë”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa prezantoi sot në...

Henrik Hoxhaj para GJKKO: Si nisi konflikti me Ismet Boriçin dhe mendimi për hakmarrje

Henrik Hoxhaj ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme Kundër...

Spiropali në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për sigurinë dhe rritje e bashkëpunimit

Gjatë vizitës së saj në Washington, ministrja për Europën...

Vazhdon përçarja në familjen Beckham, Brooklyn zhduk tatuazhin dedikuar të atit

Brooklyn Beckham duket se ka shtuar tensionin me familjen...