13.5 C
Tirana

Investimet për energji të pastër, Kurti: Mbështetja mund të shkojë deri në 2 mijë euro

Më datë:

Ministria e Ekonomisë ka lançuar thirrjen publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë dhe ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për investimin në sisteme të energjisë së ripërtëritshme: Sistemi fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum dhe të sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar të financuara nga BE.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qëllimi i kësaj nisme është të fuqizohen familjarët e bizneset për të bërë zgjidhje të qëndrueshme dhe të përballueshme.

Kurti shtoi se për këto dy masa, bizneset në pronësi apo bashkëpronësi të grave, mbi 51% do të subvencionohen me 200 euro shtesë.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht për t’i dalë në ndihmë qytetarëve sa i përket energjisë elektrike.

Rizvanolli tha se kjo masë do të ndikojë edhe në ruajtjen e ambientit dhe uljen e faturave të energjisë elektrike.

Ndërsa, shtoi se janë 17 kompani vendore që ofrojnë shërbime që janë promovuar gjatë ditës së sotme.

Në anën tjetër, ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari i ka bërë thirrje bizneseve ta shfrytëzojnë këtë mundësi që kontribuon në uljen e kostos për energji.

Ajo po ashtu tha se këto masa kanë për qëllim zbutjen e krizës energjetike në vend.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...