20.5 C
Tirana

Inteligjent dhe shumë aktiv – është qeni zyrtar i policisë i të gjitha shteteve të BE-së

Më datë:

Inteligjent dhe shumë aktiv, me origjinë nga Belgjika, Malinois në botë është konfirmuar si qen i shkëlqyeshëm në punën me policinë dhe i paarritshëm në gjurmimin e narkotikëve

Malinoisi është shumë i bukur, qen i mençur i cili nuk u beson njerëzve të panjohur, por pothuajse kurrë nuk është agresiv.

Është i lartë, mesatarisht 58 cm (femrat) deri në 62 cm (meshkujt), i rëndë prej 20 – 25 kg (femrat) deri në 25 – 30 kg (meshkujt).

Pos këtyre përparësive, shumë ekspertë thonë që malinoisi është shumë i kujdesshëm dhe reagon shpejt, sepse ka reflekse më të mira sesa kushëriri i tij i famshëm dhe i popullarizuar gjerman.

Fjala është për qëndrueshmërinë e madhe të qenit me karakter të butë me të cilin njeriu mundet shumë mirë të komunikojë dhe të bashkëpunojë shkëlqyeshëm.

Gjithashtu, ai është qen te i cili shërbimet e shpëtimit kanë besimin më të madh kur është fjala për situata më të vështira, kur varet jeta për një fije peri.

Kjo racë ruan mirë objektet, është energjike dhe stërvitet lehtë.

Malinoisi është kafshë lozonjare, e kujdesshme dhe e ndjeshme.

Është jashtëzakonisht i besueshëm si ruajtës bagëtish, mbrojtës dhe shumë besnik ndaj pronarit dhe familjes.

Më së shpeshti janë qen shumë intensivë të cilët dëshirojnë të jenë të përfshirë në të gjitha aktivitetet familjare.

Për këtë shkak assesi nuk u rekomandohet pronarëve të cilët punojnë herë pas here apo shpesh janë në udhëtime duke lënë kanakarin e tyre në shtëpi.

Jetëgjatësia mesatare është 10-14 vjet. Sëmundjet kryesore ndaj të cilave kjo race është e predispozuar janë kataraktet, epilepsia, tiroidet, sëmundje degjenerative të veshkave, probleme kardiake. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Osmani mbështet protestën në Tiranë: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se e...

AMP arreston inspektorin e Kufirit në Rinas, lejoi kalim të paligjshëm të një qytetari

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Tiranë, njoftoi sot ndalimin...

Von der Leyen sot në Kosovë, takim me Osmanin dhe Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do...

BE i kërkon Serbisë sanksione ndaj Moskës

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i...