Inteligjenca Artificiale përshpejton prodhimin e mikroqarqeve

Më datë:

Inteligjenca Artificiale (IA) mund të përshpejtojë prodhimin e mikroqarqeve të reja duke modeluar konfigurimin e tyre në orë në vend të muajve, me rezultate të njëjta ose edhe më të mira se ato të marra nga inxhinierët e vërtetë, sipas një studimi të botuar në revistën shkencore “Nature” nga studiuesit e gjigantit të Mountain View, Google, në bashkëpunim me ata të Universitetit Stanford në Kaliforni.

Kjo qasje është aq premtuese, saqë tashmë po përdoret në hartimin e sistemeve të ardhshme të inteligjencës artificiale nën markën Google.

Performanca e mikroqarqeve varet nga mënyra se si përbërësit e tyre rregullohen fizikisht: projektimi i faqosjes së qarqeve është një punë e ndërlikuar, që kërkon kohë dhe deri më tani ka qenë shumë e vështirë për t’u automatizuar.

Për të kapërcyer problemin, studiuesit zhvilluan një rrjet nervor të cilin më pas ata e trajnuan me një teknikë të të mësuarit automatik (të quajtur “përforcim i të mësuarit”), në mënyrë që të zgjidhte planifikimin e mikroqarqeve si një lojë, ku përbërësit janë perëndi.

Algoritmi i zhvilluar në këtë mënyrë arrin të gjenerojë mikroqarqe të realizueshme në më pak se gjashtë orë, që janë të krahasueshme ose edhe më superiore se ato të krijuara nga njerëzit, duke kursyer mijëra orë pune.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet numri i të prekurve nga Hantavirus

Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS kërkon heqjen e kufizimeve për ligjet e ‘përafrimit me BE’

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe...

Babai i 21-vjeçares flet për ngacmime të përsëritura nga mjeku

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në...

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...