Integrimi në BE, Bardhi sulmon Ballën: opozita e përjashtuar nga procesi

Më datë:

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka akuzuar kreun e Kuvendit Niko Peleshi, se po shkel Rregulloren sa i përket afateve në lidhje me mocionin me debat të kërkuar nga opozita.

Ai u shpreh se opozita ende nuk është informuar se cila është lista e nevojshme me ligjet për t’u përafruar me legjislacionin e BE, edhe pse një gjë e tillë është kërkuar disa herë.

Duke iu përgjigjur kreut të grupit të PS Taulant Balla i cili deklaroi se opozita nuk ka miratuar asnjë nga 23 ligjet të cilat janë ndërmarrë për përafrimin e legjislacionit në kuadër të procesit të integrimit, Bardhi tha se kjo ka ndodhur pasi opozita është përjashtuar nga procesi dhe nuk ka pasur dijeni që ligjet ishin në këtë kuadër.

Bardhi: Kërkesa ë sapo hodhët në votim që është propozim i juaji personal, është në shkelje të rregullores së Kuvendit. Rregullorja, pika 2 e nenit 89 e rregullores ju detyron që të propozoni kur nuk ka mirëkuptim, t’i propozoni një datë jo më vonë se 30 ditë. Se di se si matematika juaj e llogarisni 30 ditë, 5 muaj. Dhe ju thoni që mocioni të zhvillohet në javën e parë apo të dytë, të tretë të majit. Kjo është shkelja juaj personale. Për të vijuar me atë listën që tundi kolegu, është fakt se kur opozita ka kërkuar një gjë elementare nga Kuvendi, të na vërë në dispozicion listën e draft-ligjeve që do të duhet të miratohen për integrimin. E kemi kërkuar më shumë se 10 herë në Konferencën e Kryetarëve. Na është mohuar transparenca për të ditur se cilët janë këto ligje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shokuese në Tiranë, policia nis hetimet për 11 qen të vrarë”

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar një ditë më parë...

“Braçe përballë ministrit të Bujqësisë, Kuvendi me pak pjesëmarrës”

Në një kohë kur në Kuvend flet deputeti i...

“Fatkeqësi në Kanalin e Manshit, katër persona të vdekur”

Katër persona kanë humbur jetën pranë bregut të veriut...

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, iu takon skuadrave të Europa...