https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
Instagram bën ndryshimin e ri, lidhet me miqtë e ngushtë - Drita Tv

Instagram bën ndryshimin e ri, lidhet me miqtë e ngushtë

Opsioni i “miqve të ngushtë” në historitë e Instagramit është vlerësuar veçanërisht kohët e fundit, pasi të jep mundësinë të ndash përmbajtje, vetëm me njerëzit që zgjedh dhe jo me të gjithë ata që të ndjekin. Ky opsion i veçantë ju jep më shumë privatësi, por edhe ndërveprim vetëm me njerëzit që keni zgjedhur.

Duke parë që “miqtë e ngushtë” e kanë të drejtën e tyre në aplikacion, Instagrami vendosi t’i pasurojë ata, duke dashur të na dhurojë një veçori të re. Zbulimi i funksionit të ri u bë nga kreu i platformës, Adam Mosseri, i cili tha në një transmetim live se Instagram aktualisht po teston aftësinë për të publikuar Stories tuaja në shumë lista të ndryshme të miqve tuaj të ngushtë.

Kjo do të thotë, në një kohë të shkurtër do të jeni në gjendje të krijoni lista me njerëz që ju zgjidhni për të parë një ‘story’ tuajën specifike. “Kjo ju jep mundësinë për të ndarë histori me grupe më të vogla njerëzish dhe më shumë kontroll se kush i shikon ‘Historitë’ tuaja. Si dikush që përdor shpesh miqtë e ngushtë, jam shumë i emocionuar që mund të krijoj lista shtesë të njerëzve në jetën time.” tha Mosseri, duke prezantuar funksionin.

Thjesht do të vendosni një ‘blind’ dhe më pas do të jeni në gjendje të zgjidhni se cila listë e njerëzve mund ta shohin atë. Diçka e tillë mund të jetë e dobishme, por pa dyshim, ju mund të hutoheni lehtësisht, ndërkohë që duhet të mbani mend dhe të kontrolloni saktësisht se cilët njerëz keni shtuar në secilën listë, për të shmangur çdo keqkuptim.

Për momentin ky funksion është në fazë testimi dhe Mosseri sqaroi se nuk e di saktësisht se kur do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi