Infektohen me koronavirus mësuesja dhe sanitarja e një shkolle në Fier

Më datë:

Koronavirusi ka prekur dy pjesëtarë të një shkolle në Fier, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

Sipas Inspektoratit të Shëndetit Publik, pas testit të kryer ka rezultuar pozitive një mësuese dhe sanitarja e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”, në Fier. Testi i Covid-19 është kërkuar nga vetë personat e infektuar, pasi kanë shfaqur simptoma të virusit.

Sipas Drejtorisë Arsimore në Fier, të dy personat e infektuar janë vetëkarantinuar dhe nuk ka rrezik për transmetimin e virusit, për shkak se nuk janë hapur ende shkollat.

Drejtoria e Arsimit në Fier tha se nuk do të ketë një vendim për mos hapjen e kësaj shkolle më 14 shtator, ndërsa për personat e infektuar po ndiqen procedurat e parashikuara nga ISHP. Ndërkohë, nuk dihet ende nga mund ta kenë marrë virusin mësuesja dhe sanitarja e shkollës, por po gjurmohen edhe kontaktet e tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

KQZ: Procesi i hartimit të strategjisë së KQZ-së 2027-2031, identifikohen sfidat reale

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vijon procesin e planifikimit...

Zjarr në Riban të Mallakastrës, ndërhyrje nga ajri për neutralizimin e flakëve

 Flakët e zjarrit kanë përfshirë sot kodrat e fshatit...

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti, arrestohen 5 persona të armatosur

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Sarandë...

Ndërhyrje e paligjshme në lumin Devoll, në pranga 3 persona, shpallet në kërkim administratori 22-vjeçar

Krimet mjedisore ndaj lumenjve në Shqipëri vijojnë nga veriu...