8.5 C
Tirana

Infeksioni Covid-19 dhe sindroma Kawasaki te fëmijët

Më datë:

Kur filloi të përhapet në të gjithë botën, Covid dukej se donte të kursente fëmijët, të cilët duket se ishin pothuajse imunë ndaj infeksionit. Ndërkohë, ekspertët regjistruan rritje anormale të rasteve të fëmijëve që vuajnë nga sëmundja Kawasaki, një inflamacion i enëve të gjakut që shkakton ethe, temperaturë, çarje të buzëve, duarve dhe këmbëve si edhe skuqje në të gjithë trupin. Për më tepër, një pjesë e madhe e pacientëve kishin rezultuar pozitiv për Covid-19.

Por tani rezulton se, në disa raste, nuk ishte sindroma Kawasaki: disa fëmijë, në fakt, zhvilluan Mis-C, një sëmundje e re inflamatore sistemike e shkaktuar nga Sars-CoV-2. Megjithëse fëmijët zakonisht sëmuren në një mënyrë më pak të rëndë, Covid-19 te ata mund të shfaqet në formë të rëndë të inflamacionit sistemik, i cili mund të zhvillohet pas infektimit. Mis-C manifestohet me simptoma shumë të ngjashme me sëmundjen Kawasaki.

Tani, studiuesit nga Spitali ‘Bambino Gesù’ në Romë, kanë arritur të identifikojnë profilin imunologjik dhe të njohin funksionimin e inflamacionit të ri të shkaktuar nga koronavirusi. Hulumtimi, i kryer në bashkëpunim me Karolinska Institut në Stokholm, u botua edhe në revistën shkencore ‘Cell’ dhe është një hap përpara në diagnostikimin e hershëm dhe trajtimet për fëmijët që janë prekur me Covid-19.

Në studim u përfshinë 101 fëmijë: 13 prej tyre (të infektuar me Covid-19) kishin zhvilluar formën inflamatore multisisteme, 41 kishin kontraktuar Sars-CoV-2, 28 ishin prekur nga sindroma Kawasaki dhe 19 ishin të shëndetshëm. Si në pacientët me Mis-C ashtu edhe në ata të prekur nga Kawasaki, rezultatet treguan ndryshim në nivelet e citokinave , të cilat janë në gjendje të lehtësojnë inflamacionin. Sidoqoftë, ka disa ndryshime: një prej citokinave, interleukina 17a, për shembull, u rrit veçanërisht tek fëmijët me sëmundjen Kawasaki por jo tek ata me Covid-19 dhe Mis-C.

“Këto rezultate janë një zbulim i rëndësishëm edhe për të zgjedhur një protokoll më të saktë dhe të bazuar në prova për trajtimin e inflamacionit sistemik në lidhje me infeksionin me SARS-CoV-2 dhe sëmundjen Kawasaki “, – tha Dr. Paolo Palma, kreu i Vaksinologjisë Klinike të Imunologjisë dhe autor i studimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...