6.5 C
Tirana

Indonezi, mbi 100 mijë njerëz preken nga përmbytjet

Më datë:

Mbi 100 mijë njerëz janë prekur nga përmbytjet e shkaktuara si pasojë e shirave intensivë në rajonin Java perëndimore të Indonezisë.

Sipas lajmit të agjencisë indoneziane, Antara, shirat që janë efektivë që prej ditës së diel në kryeqytetin Bandung në rajonin Java perëndimore kanë shkaktuar përmbytje në 7 zona.

Zyrtari i agjencisë për reduktimin e fatkeqësive në Javan perëndimore, Budi Budiman Wahyu njoftoi se nga përmbytjet janë prekur 101.644 njerëz, ndërsa janë evakuar 3.298 persona të tjerë të cilëve i janë dëmtuar shtëpitë.

Wahyu, shtoi më tej se në rajon vazhdojnë proceset e evakuimit për të prekurit nga përmbytjet.

Më shumë se 60 njerëz humbën jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shirat intensivë natën e vitit të ri në kryeqytetin Xhakarta, në qytetet Depok, Bekasi, Tangerang, si dhe në rajonet Bogor dhe Lebak.

Në Indonezi e cila ndodhet në brezin ekuatorial, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave ndodhin shpeshherë për shkak të shirave intensivë, të cilët janë efektivë kryesisht në periudhën mes muajit tetor dhe prillit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...