18.5 C
Tirana

India synon uljen historike në polin jugor hënor

Më datë:

India shpreson të shkruajë historinë sot duke u bërë vendi i parë që zbarkon pranë polit jugor të Hënës, shkruan BBC.

Një nga objektivat kryesore të misionit është kërkimi i akullit me bazë uji, për të cilin shkencëtarët thonë se mund të mbështesë vendosjen e njerëzve në Hënë në të ardhmen.

Nëse ”Chandrayaan-3” do të jetë i suksesshëm, India do të jetë vetëm vendi i katërt që ka bërë një ulje të butë në Hënë.

Përpjekja e Indisë vjen disa ditë pasi raketa ruse ”Luna-25” u rrëzua teksa po përpiqej të ulej në të njëjtin rajon.

Poli jugor i Hënës ka premisa të veçanta në kërkimin e akullit të ujit.

Zona që mbetet në hije të përhershme është e madhe dhe shkencëtarët thonë se kjo do të thotë se ekziston mundësia që të ketë ujë në këto zona.

SHBA, ish-Bashkimi Sovjetik dhe Kina kanë arritur të gjitha një ulje të butë pranë ekuatorit të Hënës, por asnjë nuk ka kryer misione të suksesshme në polin jugor.

Përpjekja e Indisë për të ulur misionin e saj ”Chandrayaan-2” pranë Polit të Jugut në vitin 2019 ishte e pasuksesshme, pasi ai u përplas në sipërfaqen hënore.

Kështu që të gjithë sytë janë tani tek ”Chandrayaan-3”, misioni i tij i tretë në Hënën pak të eksploruar.

Anija kozmike me një orbiter, tokëzues dhe rover u ngrit më 14 korrik nga qendra hapësinore ”Sriharikota”, në Indinë Jugore.

Landeri, i quajtur ”Vikram” sipas themeluesit të Organizatës së Kërkimeve Hapësinore të Indisë (ISRO), Vikram Sarabhai – mban roverin e quajtur ”Pragyaan”, fjala sanskrite për mençurinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kryeministri Rama kërkon reformim në AKU: “Hapësirë për profesionistët e rinj, jo për burokracinë”

Kryeministri Edi Rama teksa vlerësoi kontributin në fushën e...

VIETNAM – Të paktën 37 të vdekur dhe pesë të zhdukur pas përmbytjeve

Shirat e rrëmbyeshëm gjatë javës së kaluar kanë shkaktuar...

Konservatorët fitojnë bindshëm zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Partia konservatore në pushtet VMRO-DPMNE ka arritur fitore të...

UBT feston 74-vjetorin, Sallaku: Shkenca dhe inovacioni, baza e bujqësisë së të ardhmes

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) ka festuar sot 74-vjetorin...