5.5 C
Tirana

India në 24 orët e fundit regjistron rritjen më të madhe të viktimave nga COVID-19

Më datë:

Rritja vjen dy ditë para se vendi të kalojë në lehtësimin e kufizimeve, duke hapur objektet fetare, restorantet dhe qendrat tregtare. 

Sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA, India aktualisht ka 227.029 raste të konfirmuara dhe 6.363 vdekje nga virusi.

Javën e kaluar, Ministria e Brendshme e Indisë njoftoi lehtësimin e bllokimit nga 8 qershori, duke iu referuar procesit si “zhbllokimi-1”.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar protokolle për të ndaluar përhapjen e virusit. Këto përfshijnë ndalimin e tubimeve të mëdha dhe inkurajimin e restoranteve për të ofruar shërbime “merr me vete”.

Pesë shtete të vendit me rritjen më të madhe 24-orëshe në rastet e konfirmuara janë Maharashtra, Delhi, Tamil Nadu, Gujarat dhe Bengal.

Shteti perëndimor Maharashtra, ku ndodhet qendra financiare Mumbai, vazhdon të mbetet më i prekur me gjithsej 2.933 raste të reja. Shteti ka konfirmuar 2.710 vdekje që nga fillimi i shpërthimit, që është numri më i lartë në Indi.

Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Delhi ka tejkaluar shifrën 25 mijë, me gjithsej 650 vdekje.

Aktualisht, India është vendi i shtatë më i prekur në botë nga COVID-19, pas SHBA-së, Brazilit, Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Spanjës dhe Italisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...