Indi, shënohen 311 vdekje të reja nga COVID-19

Më datë:

Sipas lajmit në kanalin indian NDTV, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 11.929 raste dhe 311 vdekje të reja nga COVID-19.

Me vdekjet dhe rastet e reja numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 320.922 numri i vdekjeve në 9.195 ndërsa numri i personave të shëruar në 162.379.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e katërt në botë përsa i përket numrit të rasteve.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën. Deri më tani në të gjithë botën kanë humbur jetën mbi 430 mijë persona ndërsa janë regjistruar mbi 7.8 milionë raste.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Opozita merr mbështetje nga CDI, Këlliçi: Solidaritet me qytetarët që protestojnë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi se Internacionalja...

Laburistët zgjedhin liderin e ri, Andy Burnham drejt postit të kryeministrit

Andy Burnham është shpallur zyrtarisht udhëheqësi i ri i...

Arrestohet i plagosuri Brian Syzo, në pranga edhe vëllai i autorit të dyshuar

Është arrestuar Edison Agolli, i shpallur në kërkim si...

Dhuna ndaj Velços, oficeri zbardh konfliktin: Më shanë pa arsye teksa po udhëtoja

Një oficer i Policisë së Shtetit është përfshirë në...