Vendi me një popullsi me rreth 1.3 miliardë banorë, deri më tani ka 380.532 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 12.573 vdekje.
Dje, ministri i Punëve të Brendshme, Amit Shah, zhvilloi një takim shqyrtues me zyrtarë të lartë. Ai theksoi nevojën për një strategji të unifikuar për të luftuar pandeminë.
“Për të kontrolluar COVID-19, ne kemi nevojë për të kryer më shumë teste dhe po ashtu është nevojshme identifikimi dhe trajtimi i atyre që diagnostikohen pozitiv ndaj COVID-19”, tha Shah.
Një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se hidroksilklorina (HCQ) nuk është e dobishme për të trajtuar pacientët me COVID-19, India vendosi të ndërpresë degën e HCQ-së të Gjykatës së Solidaritetit në 22 vende.
Shteti verior Haryana po shfaqet si shqetësim për infeksionet në rritje, por shteti perëndimor Maharashtra, i cili përfshin kryeqytetin financiar indian Mumbai, mbetet vendi më i prekur nga COVID-19, ku numri i vdekjeve është rritur në 3.830 dhe i rasteve të konfirmuara në 53.915, prej të cilëve 53.915 janë raste aktive.
Sipas shifrave nga Universiteti amerikan John Hopkins, për sa i përket numrit të infekisoneve, India renditet pas SHBA-ve (2.191.052 raste të zbuluara), Brazilit (978.142) dhe Rusisë (560.321).


