13.5 C
Tirana

Indi, numri i vdekjeve ditore nga COVID-19 bie nën 600

Më datë:

Numri i vdekjeve ditore nga koronavirus në Indi ka rënë nën 600 dhe vendi regjistroi 34.703 raste në 24 orët e fundit, që është shifra më e ulët në 111 ditë.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 553 të vdekur, numri i përgjithshëm i viktimave qëndron në 403.281, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 30,6 milionë.

Nga ministria gjithashtu thonë se numri i rasteve aktive është 464.357, duke shtuar se 51.864 pacientë u shëruan gjatë 24 orëve të fundit.

Në Indi është regjistruar një rënie në numrin e rasteve dhe vdekjeve pas valës së dytë shkatërruese të pandemisë në muajin maj. Gjatë valës së dytë, numri i rasteve ditore tejkalonte 400 mijë, ndërsa numri i vdekjeve 4.500.

India ka administruar deri më tani mbi 350 milionë doza vaksinash, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Harsh Vardhan, tha se qeveria është e vendosur të vaksinojë të gjithë popullsinë e rritur deri në dhjetor të vitit 2021.

Aktualisht, katër vaksina janë aprovuar nga autoritetet për përdorim në vend.

India ka numrin e dytë më të lartë të rasteve të koronavirusit në botë pas SHBA-së. Vendi qëndron i treti pas SHBA-së dhe Brazilit për sa i përket vdekjeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...

Pezullim dhe bllokim pasaporte për Ballukun, GJKKO: Hetime për disa tendera në fokus

Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të...

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për...