12.5 C
Tirana

Ilir Meta nga qelia: Dua të dëshmoj për ‘21 Janarin’

Më datë:

Zbardhet kërkesa e paraqitur nga ish-presidenti Ilir Meta në SPAK, sa i takon çështjes së “21 Janarit”.

Nga qelia e burgut, Meta ka dorëzuar në SPAK kërkesën që të thirret që të japë dëshmi si person në dijeni për këtë çështje, ndërsa thekson se ‘janë dëshmi që nuk janë të njohura nga organi i procedurës’.

Kujtojmë se protesta e dhunshme në Bulevard në 21 janar të vitit 2011, erdhi pas publikimit të publikimit të videos Meta-Prifti, ndërsa në tubim u vranë 4 protestues.

“I nderuar z. Prokuror!

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka regjistruar procedimin penal dhe po kryen hetime lidhur me ngjarjen e 21 janarit 2011.
Unë, Ilir Rexhep Metaj, duke qënë se, kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshëme për rrethanat e asaj ngjarje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues, të cilat mund ti shërbejnë për të zbardhur ngjarjen. Jam në dispozicion të organit procedurës në cdo moment që ajo do jetë e gatshme!”, thuhet në kërkesë.

foto galeri

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Akuzat për urën, GJKKO çon për gjykim ish-kryebashkiaken e komanduar të Tropojës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që kanë përjetuar...

Rikthehen përmbytjet në Lezhë, 80 cm ujë në pallate

Reshjet intensive të shiut janë rikthyer gjatë natës në...

Akuza në SPAK: Maliqi denoncon asfaltimin pa procedurë dhe tenderin 1 mln euro për shkollën e boshatisur

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Lefter Maliqi është paraqitur pak...