10.5 C
Tirana

Ilir Beqaj do të vijojë të qëndrojë në burg

Më datë:

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të vijojë të qëndrojë në burg.  Vendimi u dha nga Gjykata e Posaçme e Apelit, pas kërkesës së Beqajt për një masë më të butë sigurie, për të cilën vuri në dispozicion dhe një garanci pasurore në vlerën e 5 milionë Lekëve.

Në seancën e zhvilluar këtë të mërkurë, gjykata la në fuqi dhe 6 masat e tjera të sigurisë.  Të vetmes që iu ndryshua masa ishte Marinela Jazoi të cilës Apeli ia ndryshoi masën nga procedim në gjendje të lirë, në detyrim paraqitjeje.

Të gjithë këta persona, përfshi këtu dhe Ilir Beqajn akuzohen për shpërdorim të fondeve të SASPAC, agjencisë që drejtohej deri pak muaj më parë nga ish-ministri.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme zbuluan se Agjencia e Koordinimit të Fondeve të Huaja, e drejtuar nga Beqaj ka abuzuar me të paktën 8 prokurime.

Mes tyre një tender për ceremoninë e mbylljes së turizmit të qëndrueshëm, ku fondi i vënë në dispozicion ishte shumë i lartë.

Sipas SPAK, kjo festë është zhvilluar në restorantin ku Beqaj dhe gruaja e tij ka pasur 15% të aksioneve, të cilat më pas i ka shitur apo dhuruar.

Hetimi për zbulimin e kësaj skeme nga SPAK nisi paralelisht me dosjen e sterilizimit ku ish-ministri i Shëndetësisë është gjithashtu në akuzë për shpërdorim detyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Gjykatës...

Debati për rrogat e magjistratëve, Berisha akuza Ramës: Je përgjegjës kryesor, përmbyse piramidën e pagave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi gjatë konferencës...

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin...

Investimet strategjike, Bozdo: Dokumentet po mbahen të fshehta, në shkelje të ligjit

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh zëvendëskryetar i Komisionit Parlamentar...