20.5 C
Tirana

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Më datë:

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë aktivisht me ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike, një nismë që synon çlirimin e zonave të zëna në mënyrë të paligjshme dhe rikthimin e tyre në funksion të qytetarëve.

Aktualisht aksioni po vijon në zonën e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, ku janë prishur dhe çmontuar 290 objekte, përfshirë struktura shërbimi dhe mure rrethuese.

Përmes një njoftimi për shtyp, IKMT njofton se aksioni do të vazhdojë me prishjen dhe çmontimin e strukturave, të cilat cenojnë sigurinë aeroportuale dhe dëmtojnë imazhin urban të zonës.

Procesi po zhvillohet në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse lokale dhe ato të rendit, duke respektuar të gjitha procedurat ligjore për njoftim dhe ekzekutim.

IKMT thekson se ky operacion do të vijojë deri në pastrimin e plotë të zonës, me qëllim rikthimin e rendit dhe ligjshmërisë në territor, si dhe përmirësimin estetik dhe funksional të hapësirës përreth aeroportit.

Ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të IKMT për të luftuar ndërtimet pa leje, veçanërisht në zona me rëndësi të veçantë publike dhe strategjike, siç janë korridoret hyrëse të vendit.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, nisma për lirimin e hapësirave publike synon të përmirësojë cilësinë e jetës urbane dhe të rrisë funksionalitetin e bizneseve.

Nisma e qeverisë parashikon që ndërhyrja në terren do të vazhdojë deri në largimin e plotë të të gjitha strukturave pa leje, si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...

Formimi i qeverisë së re në Kosovë, Kurti: Ende s’kam arritur të zhvilloj diskutime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende...