Ikea do i paguajë 46 milionë $ familjes që humbi djalin, e zuri poshtë komodina

Më datë:

Gjiganti i mobiljeve Ikea do të paguajë 46 milionë dollarë prindërve të një fëmije i cili humbi jetën pasi e zuri poshtë një komodinë.

Jozef Dudek, 2 vjeç humbi jetën në 2017 në banesën e tij në Kalifornia. Komodina (pasha 32 kg) u rrëzua dhe zuri poshtë të voglin.

Tre fëmijë humbën jetën pikërisht nga rrëzimi i komodinave të tilla.

Akordi u deklarua nga avokati familjes. Në 2016 kjo kompani kishte arritur një marrëveshje prej 50 milionë dollarësh me tre familje të tjera të cilat kishin humbur jetën në tragjedi të ngjashme.

Dudek kishin paditur kompaninë në 2017 në gjykatën e shtetit të Pensilvanisë ku dhe ka qendrën Ikea me pretendimin se kompania e dinte që komodinat mund të përmbyseshin dhe nuk mori asnjë masë për të paralajmëruar klientët për ti ngulituar ata në mur./Ora News

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...