7.5 C
Tirana

Identifikimi i votuesve/ 6 kompani në garë për tenderin

Më datë:

Thirrjes së KQZ për të përllogaritur koston e pajisjeve të identifikimit biometrik të zgjedhësve për zgjedhjet e 25 prillit i janë përgjigjur deri më tani 6 kompani.

Shifra më e lartë e përllogaritur është 28 milionë dollarë dhe është ofruar nga një kompani e huaj, ndërsa shifra më e ulët është 14 milionë dollarë nga një kompani shqiptare.

4 kompanitë e tjera janë të huaja dhe kanë përllogaritur përkatësisht, 24 mln euro, 20 mln dollarë, dhe dy të fundit nga 15 mln euro.

Afati i kompanive për t’u përgjigjur është deri në 19 nëntor, më pas KQZ do përllogarisë mesataren e vlerave të paraqitura dhe më pas shumën do ia dërgojë qeverisë për të vazhduar më pas dhe procesin e tenderimit.

Identifikimi biometrik i zgjedhësve është një nga çështjet e dakordësuara në marrëveshjen e 5 qershorit në Këshillin Politik, me opozitën jashtëparlamentare.

Identifikimi biometrik synohet të realizohet në të gjitha qendrat e votimit ndërsa KQZ i ka hapur rrugën dhe votimit dhe numërimit elektronik që sipas marrëveshjes do të realizohet në jo më shumë se 20 përqind të zonave zgjedhore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...