20.5 C
Tirana

Ibrahimaj: Partneriteti me BE-në, çelësi për integrim dhe konkurrueshmëri

Më datë:

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e pranishme në panelin e diskutimit për integrimin dhe konkurrueshmërinë e Europës, gjatë “Tirana Economic Forum”, theksoi se sfidat aktuale kërkojnë më shumë integrim dhe bashkëpunim ekonomik.

Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se mbi 70% e eksporteve shqiptare shkojnë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa miliarda euro investime europiane kanë ndërtuar sektorë të rëndësishëm të ekonomisë kombëtare.

Sipas saj, mbi 10 milionë vizitorë nga BE vitin e kaluar tregojnë lidhjen e ngushtë të Shqipërisë me tregun e përbashkët evropian.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk është vetëm një çështje gjeografike, por një zgjedhje strategjike politike dhe ekonomike që forcon konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e Evropës”, u shpreh ministrja.

Ibrahimaj nënvizoi se me afërsinë gjeografike, energjinë e pastër, rininë e kualifikuar dhe potencialin digjital, Shqipëria po bëhet një shtyllë e re për një Bashkim Evropian më të integruar dhe më të fortë.

Të dhënat e fundit të INSTAT-it që përfshijnë 7-mujorin e këtij viti tregojnë se shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 56,7% të gjithë tregtisë.

Eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 67,3% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zunë 51,8% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 26,9% dhe Greqia me 7,6 %.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...

Mashtrim me prokurë, i mori paratë nga llogaria e të burgosurit, nën hetim avokati Arben Lena

Prokuroria e Korçës po heton avokatin Arben Lena, pasi...

Policia arreston të shumëkërkuarin për grabitje me armë, në pranga dhe dy të rinjtë 

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Identikiti”,...