IA mund të ndajë informacione të rrezikshme… mjafton një poezi!

Më datë:

Gjithë çfarë ju duhet të tejkaloni barrierat e një chatbot-i me IA është pak krijimtari.

Një studim i publikuar nga Icaro Lab tregon se mekanizmat e shumtë të sigurisë mund të anashkaloheshin duke e perifrazuar komandën me poezi.

Sipas studimit, “trajta poetike vepron si një operator i përgjithshëm për thyerjen” duke rezultuar e suksesshme në shkallën 62% për të prodhuar materiale të ndaluara si armët bërthamore, abuzimi seksual i të miturve, vetëvrasja apo vetëlëndimi.

Studimi testoi modelet GPT të OpenAI, Google Gemini, Claude nga Anthropic etj. Përgjigjet më të shumta vinin prej Gemini, DeepSeek dhe MistralAI kurse GPT-5 dhe Claude Haiku 4.5 kishin më pak gjasa të tejkalonin kufizimet e tyre.

Në studim nuk përfshihen poezitë që u përdorën prej kërkuesve, por ekipi i tha Wired se strofa është “shumë e rrezikshme për ta ndarë me publikun.”

Në të përfshihej vetëm një version më i zbutur i poezisë dhe kërkuesit thonë se është “më e lehtë nga sa mendohet, ndaj po tregohemi të kujdesshëm.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...