I vuri zjarrin një zone të pyllëzuar, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari

Më datë:

Policia Pukë, pasi ka marrë njoftim në sallën e komandimit se kishte rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore, në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz,është ngritur grupi hetimor dhe si rezultat i veprimeve u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi ne flagrancë i shtetasit K. G., 57 vjeç, banues në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje pylli, në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz dhe për pasojë zjarri ka përfshirë edhe banesën e shtetasit A. T. 48 vjeç, banues në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për banorët e zonave malore dhe për barinjtë që të tregojnë kujdes dhe të mos tentojnë të vënë zjarr në pyje e kullota, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 129 apo në Komisariatin Dixhital çdo tentativë të zjarrvënies dhe çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura zhvendoset nga Ministria e Brendshme te Kryeministria

Është mbajtur sot protesta në Tiranë kundër ndërtimeve në...

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...